Një grua ka vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Shtime, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, e njëjta ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime.
Viktima është dërguar në QMF dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Shtime 17.11.2020 – 20:02.Është raportuar se një f/k ka vdekur, e njëjta ishte duke u trajtuar në Qendrën e Institutit të Shëndetit Mendor në Shtime. Viktima është dërguar në QMF dhe mjekët është konstatuar vdekja. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com