Një person është shkelur nga një kamion në rrugën “B” në Prishtinë.
Rreth orës 12:00 kamioni teksa po lëvizte goditi këmbësorin i cili ka pësuar lëndime trupore.
Ai është dërguar në trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.
Lajmi për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën BE në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti ( kamion transportues ) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Insajderi.com