Tentoi ta vrasë për shkak të pronës

Tentoi ta vrasë për shkak të pronës

Për shkak të një mosmarrëveshjeje për pronën, dy persona kanë shtënë me armë zjarri drejt personit tjetër në Ferizaj.

Policia thotë se nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur edhe një AK-47 me tre karikatorë pa municion.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com