Hooper: Nuk pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit – të aplikohet lirimi i tij me kusht

Hooper: Nuk pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit – të aplikohet lirimi i tij me kusht

Mbrojtja e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, David Hooper, edhe në këtë konferencë statusore ka kërkuar lirimin me kusht të Thaçit, njofton Insajderi.

Hooper thotë se ashtu siç e ka përmendur edhe më parë, nuk e pranon asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit, e që në këto rrethana është më mirë që të aplikohet lirimi me kusht i klientit të tij, duke pasur parasysh nxjerrjen e plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion.

Kështu ai u shpreh derisa është diskutuar për redaktimin e materialeve, për çka Hooper shtoi se prokurori do të duhej të shqyrtojë versionet që të jenë më pak të redaktuara e të sigurojë të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes.

“Çështja është e rëndësishme duke pas parasysh mbajtjen në burgim të Thaçit. Në seancën e parë e thash se nuk e pranoj asnjë kriter të vetëm për burgosjen e Thaçit që parashikohet në nenin 41.Kështu që në këto rrethana është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht, poashtu e kam thënë edhe në seancë e kaluar se modalitettet ose mënyrat se si duhet të realizohet ky ushtrim, pra gjëja apo çështja e parë është se duhet të kemi nxjerrje të plotë të argumenteve që janë vënë në dispozicion për ju z.gjykatës”.

“Për sa i takon interes në çështjen në fjalë. Unë kam marrë vlerësimin e redaktuar të prokurorisë për një urdhër arrest, e këto dokumentacione kanë redaktime të çuditshme. P.sh në paragrafin dy thuhet se duke pas parasysh nenet pastaj pjesa tjetër është redaktuar, pjesa e ligjit nenit e pastaj është redaktuar. Pra redaktime të tilla s’mund të justifikohen, jo vetëm kaq por referencat tregojnë sjelljen ose keqsjellje në llogari të Thaçit gjatë dokumentacionit dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuar dhe është një pjesë që duhet të diskutohet”, tha ai. /Insajderi.com