Bogujevci: Është dashur të kushtëzohet dialogu me të pagjeturit

Bogujevci: Është dashur të kushtëzohet dialogu me të pagjeturit

Saranda Bogujevci nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria e Avdullah Hotit e ka dëmtuar procesin e dialogut.

Këtë ajo e tha gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku kryeministri është thirrur interpelancë.

Sipas saj është dashur të kushtëzohet dialogu me Serbinë më të pagjeturit.

“Ne, Kosova, duhet të kemi ekip të ekspertëve, të draftojmë një dokument me kërkesa specifike dhe të përcaktojmë përgjegjësitë që i ka Serbia ndaj Kosovës. Të vendoset para tavolinës, dhe nëse Serbia nuk pajtohet atëherë nuk ka dialog. Kjo çështje do të marrë vite të tëra por duhet të udhëhiqet procesi drejtë dhe mirë. Nuk është për t’u mburrur zotëri Hoti kinse je i vetmi që ke vënë këtë temë në tavolinë, sinqerisht më mirë hiç, sesa në mënyrën si je duke e trajtuar çështjen e të zhdukurve në dialog”, theksoi ajo.

“A mund të më tregojë kryeministri se si definohen në konventat ndërkombëtare të zhdukurit me forcë, të pagjeturit, të zhvendosurit, dhe refugjatët, a e di ky këtë. A e ka ditur ndonjëri nga personat në delegacion ku është nënshkruar kjo, unë nuk e besoj, sepse po ta dinin nuk do të nënshkruanin këtë paragraf, kjo formë e trajtimit të të zhdukurve e dëmton procesin e të zhdukurve dhe kjo nuk është mënyra se si dialogohet. Kosova ka çdo avantazh për të trajtuar dinjitetshëm dhe për të këmbëngulur për çështjen e të zhdukurve karshi Serbisë. Dhe është e turpshme e papranueshme që të barazohet me Serbinë në dialog”, deklaroi ajo. /Insajderi.com