Hoti kërkon të mospolitizohet çështja e të pagjeturve

Hoti kërkon të mospolitizohet çështja e të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të enjten në Kuvendin e Kosovës së çështja e të pagjeturve nuk duhet të politizohet.

Ai tha se procesi për te pagjeturit do të vazhdojë deri në fund, njofton Insajderi.

“Procesi për gjetjen e tyre do të vazhdoj deri në fund pavarësisht pengesave. Mungesa e informacioneve të besueshme ndërlidhet nga mungesa e palës serbe për të ofruar këto të dhëna”.

Kreu Ekzekutivit po ashtu theksoi se janë “Janë rreth 300 mbetje mortore në IML që nuk janë identifikuara. Ka mungesë të familjarëve për të ofruar mostra të gjakut që të identifikohen këto mbetje mortore. Në këtë proces të komplikuar, është i përfshirë një rrjet i madh i mekanizmave”. /Insajderi.com