26 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

26 viktima dhe mbi një mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

26 viktima dhe një mijë e 198 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar brends 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore, njofton Insajderi.

Rastet e reja pozitive me këtë virus kanë rezultuar nga gjithsej tre mijë e 81 testime të kryera.

Viktimat janë të moshës nga 35 deri në 88-vjeçare. Sa i përket rasteve të reja shumica janë regjistruar në Shkup respektivisht 572, në Manastir 92, Prilep 53, Kumanovë 41, Ohër 42.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore janë shëruar 621 pacientë. Ndërsa, numri i rasteve aktive në mbarë shtetin maqedonas ka arritur 19 mijë e 586. /Insajderi.com