Vazhdon përplasja në kuvend mes Gaxherrit dhe Nagavcit

Vazhdon përplasja në kuvend mes Gaxherrit dhe Nagavcit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxheri, i ka replikuar ashpër kryesuese së parlamentit, Arbërie Nagavci, njofton Insajderi.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës që po vazhdon të mbahet  akoma, Gaxheri i ka replikuar ashpër Nagavcit, duke i thënë se nuk munden me duruar injorancën dhe sjellën e saj në seanca, pasi sipas saj, ajo nuk po e respekton rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

“Nuk mundemi na këtu 100 deputetë me të duruar ty edhe injorancën tone edhe sjelljen tënde. Replika bohet automatikisht”, tha Gaxheri.

Derisa, Nagavci përsëri ia ndërpreu fjalën Gaxherit duke folur, por përsëri kjo e fundit ja përmend rregulloren e Kuvendit, të cilës ia rekomandon ta lexojë.

“A po e sheh pse e merr ti tash fjalën, nuk mundesh me ndërhy në fjalë, kape lexoje rregulloren. Nuk ki të drejte mos na mundo se është e pa tolerueshme”, ka thënë Gaxheri.

Kujtojmë se sot gjatë ditës në këtë seancë ka pasur përplasje mes deputetëve të VV-së dhe shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi./Insajderi.com