Gjendet e vdekur një grua te ura e Kaçanikut, policia jep detaje

Gjendet e vdekur një grua te ura e Kaçanikut, policia jep detaje

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Kaçanik, njofton Insajderi.

Një grua rreth moshës 50 vjeçare është gjetur pa shenja jete te ura e Kaçanikut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 Policia është informuar nga qytetarët se kanë parë një grua rreth moshës 50 vjeçare të shtrirë në rrugë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e saj”, tha ai.

Gashi tha se vdekja po cilësohet si e dyshimtë, ndërsa kanë nisur hetimet për rastin. /Insajderi.com