Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Sot dhe nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale me diell, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se vranësirat ditën e premte  vende-vende  do të shoqërohen me riga të dobëta shi.

“Në veriperëndim  të vendit priten edhe reshje bore ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK. /Insajderi.com