Kosnett: Amerika nuk heq dorë kurrë nga Kosova, pavarësisht kush është president

Kosnett: Amerika nuk heq dorë kurrë nga Kosova, pavarësisht kush është president

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në konferencën e organizuar nga diaspora shqiptare, ku janë bërë bashkë dy ambasadorët amerikanë të dy shteteve shqiptare.

Në konferencën që u hap nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga, dy amerikanët siguruan shqiptarët se lidhjet mes dy popujve do të jenë të lidhura ngushtë, pavarësisht ndërrimit të adiministratës në Shtëpinë e Bardhë.

Madje, Kosnett shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të veçantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit.

Ndërkohë, ambasadorja Kim, foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare.

Kim tha se diaspora duhet të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë.

“Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”, tha ajo. /Insajderi.com