Daçiq thotë se Serbia po bashkëpunon për të pagjeturit, ndërsa Kosova jo

Daçiq thotë se Serbia po bashkëpunon për të pagjeturit, ndërsa Kosova jo

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia po bashkëpunon në mënyrë aktive në hetimet në gjetjen e personave të zhdukur dhe varreve të mundshëm me sugjerim të Prishtinës, ndërsa akuzon Kosovën se nuk po e bën të njëjtën.

Sipas Daçiq, Serbia kërkoi inspektimin e pesë vendndodhjeve dhe se autoritetet në Prishtinë “nuk duan të kontrollojnë asnjërën prej tyre”.

Kështu ka deklaruar ai për Radio Sputnikun, duke shtuar se kishte ardhur koha për drejtësi për siç tha ai “viktimat serbe dhe se prova për këtë ishte formimi i një gjykate të re në Hagë, nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare”.

Duke komentuar akuzat për krime lufte në Kosovë dhe thirrjet që ai të merret në pyetje në gjykatë, Daçiq tha se në vitet 1990 ai nuk merrej me punët e shtetit, por se ishte zëdhënës i SPS-së. /Insajderi.com