BE i dhuron Kosovës edhe 26,5 milionë euro si përkrahje për pandemi

BE i dhuron Kosovës edhe 26,5 milionë euro si përkrahje për pandemi

Kryeministri Avdullah Hoti dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro që ka për qëllim përkrahjen e qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19, transmeton Insajderi.

Szunyog ka thënë se në këto kohë të vështira BE qëndron pranë Kosovës, madje bëri thirrje te të gjithë që të kontribuojnë në parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

“Përkrahja emergjente e BE-së për Kosovën për ta ndihmuar që të përballet me pandeminë COVID-19 arrin në 160 milionë euro dhe kjo shifër nuk përfshin mbështetjen rajonale nga BE-ja që është më shumë se 400 milionë euro. Këto janë kohë të vështira, por ne jemi bashkë në këto kohë të vështira. E shfrytëzoj këtë mundësi që t’iu bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit”.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti. /Insajderi.com