Ministria e Shëndetësisë njofton për lejimin e një testi tjetër për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton për lejimin e një testi tjetër për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të premten ka nënshkruar plotësim-ndryshimin e një udhëzimi administrativ.

Bëhe fjalë për udhëzimin nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Në njoftim thuhet se e veçanta e këtij udhëzimi është se më këtë plotësim-ndryshim, institucioneve shëndetësore publike të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në kuadër të shërbimeve laboratorike u mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide (të shpejta) për detektimin e antigjenit për SARS COV-2. (diagnostikimin e COVID-19).

Tashmë krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tani e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV. /Insajderi.com