Zaev: Identeti është linjë e kuqe për Bullgarinë

Zaev: Identeti është linjë e kuqe për Bullgarinë

Kryeministri maqedonas për AFP-në thotë se fqinji lindor (Bullgaria) i ka sjellë një befasi jo të këndshme, duke krijuar një revoltë mes qytetarëve që jetojnë në të dy anët e kufirit, por, Zaevi shpreh bindjen se ka mundësi për një hap përpara.Duke përmendur se ekziston një absurditet në gjithë këtë problem, Kryeministri Zaev potencon se cdo cështje rreth identitetit maqedonas është “linjë e kuqe”.

“Bllokimi i Bullgarisë për ëndrrat e Republikës së Maqedonisë Veriore për hyrje në BE, është në kundërshtim me vlerat evropiane të bllokut dhe ka shkaktuar shumë indinjatë tek ne. Çdo çështje e identitetit maqedonas është një ‘linjë e kuqe’. Kjo është çështje e vetëpërcaktimit që është në zemrën e projektit evropian” thotë Zaev.

Bullgaria ka akuzuar Maqedoninë e Veiut për vjedhjen e historisë së saj dhe në vecanti është e shqetësuar për shkak të mungesës së progresit në komisionin e përbashkët që përpiqej të arrijë marrëveshje për një narrativë të përbashkët nëpër librat shkollor .

Sipas Zaevit, cështjet e këtilla duhet të jenë punë e historianëve, por me rëndësi është – sic thotë në intervistë, që të potencohen edhe marrëveshjet që Komisioni i ka arritur në disa fusha.

Ndryshimi i politikës bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, sipas analistit Xhelal Neziri, ka të bëjë me ngjarjet politike në Bullgari.

Bullgaria ka një vit që ballafaqohet me krizë të thellë politike, ngjashëm sikurse në vendin tonë në vitin 2015 – 2016 me publikimin e të ashtuquajturave bomba.

“Ishte e pritshme që partia e Kryeministrit bullgar dhe partneri i koalicionit ku Kryetar është Ministri i Mbrojtjes, Karakacanov, të shfrytëzojnë kontestin me Maqedoninë Veriore, të bëjnë presion ndaj saj, me qëllim që të defokusojnë vëmendjen e opinionit nga aferat korruptive dhe protestat e opozitës në një çështje që në fakt unifikon të gjitha partitë politike bullgare”, thotë Neziri. /Insajderi.com