12 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

12 viktima janë shënuar brenda 24 orëve të fundit nga Coronavirusi në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga ku njoftohet se edhe 645 raste të reja janë regjistruar gjatë kësaj kohe, nga gjithsej një mijë e 542 testime të kryera.

Përveç këtyre, IKSHPK njofton se edhe 353 persona janë shëruar derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 618.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com