Sejdiu: Bordi i ShSKUK-së ka qenë pengues i punës time

Sejdiu: Bordi i ShSKUK-së ka qenë pengues i punës time

Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, po raporton para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, transmeton Insajderi.

Gjatë raportimit, ai ka thënë se problemi me të cilin janë ballafaquar ka qenë vonimi i testimeve nga IKSHPK-ja dhe ato kanë ndikuar në infektimin e stafit shëndetësor.

I pyetur nga nënkryetari i komisionit, Bekim Haxhiu, për sfidat në menaxhimin e pandemisë, Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera, ka thënë se sfidë ka qenë furnizimi me materiale shpenzuese.

“Furnizimin me material e kemi paraparë që do të jetë një prej vështirësive. Dy muaj më vone ka ndodh furnizimi nga ministria. Problemi më i madh kanë qenë testimet në atë kohë, ku nga IKSHPK na kanë ardhur me vonesa, dhe rezultati i vonuar ka ndikuar që të infektohet stafi, dhe krijimi i bordit nuk ka qenë përkrahës, por ka qenë pengues në panën time”, tha ai. /Insajderi.com