Hoxhaj mban takim virtual me Kosnett: E falënderon për përkrahje të ShBA-ve

Hoxhaj mban takim virtual me Kosnett: E falënderon për përkrahje të ShBA-ve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka zhvilluar një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, njofton Insajderi.

Në këtë takim  kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, përfshirë urgjencën e përballjes me pandeminë dhe menaxhimin e ekonomisë.

Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Amerikan për përkrahjen e vazhdueshme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës.

“PDK si parti opozitare dhe si parti shtetformuese ka treguar një qasje konstruktive në raport me çdo proces politik. Situata e Kosovës është e rëndë dhe PDK është duke e përcjellë me shqetësim të vazhdueshëm qasjen e qeverisë karshi menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike”, tha ai./Insajderi.com