Marko Gjuriq, ish-drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është shpërblyer me “mirënjohje të veçantë” nga udhëheqësit politikë të serbëve të Kosovës, njofton Insajderi.
Gjuriq, që tashmë është emëruar ambasador i Serbisë, në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është vlerësuar nga serbët në Kosovë se ka punuar shumë për ta.
“Mirënjohje e veçantë për kontributin dhe ndihmën e jashtëzakonshme në mbijetesën dhe qëndrimin e institucioneve serbe dhe popullit serb në Kosovë”, u tha në prezantimin e mirënjohjes për politikanin serb.
Ai vetë nuk ishte prezent për ta pranuar mirënjohjen, derisa sa ishte drejtor shpesh e vizitonte veriun.
Një herë madje edhe ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, meqë ishte futur në Kosovë pa leje.
Gjuriq ishte dërguar në paraburgim, por më pas ishte liruar.