Kurti zhvillon takim virtual me Philip Kosnett

Kurti zhvillon takim virtual me Philip Kosnett

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, Besnik Bislimi, sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, dhe dy këshilltaret e tij, Amy Carnie dhe Mia Ter Haar, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit zyrtar të LVV, thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale.

Me këtë rast, thuhet se  palët janë pajtuar që të vazhdojnë komunikimin./Insajderi.com