Hoti tregon nëse do të ketë ashpërsim të masave anti-Covid

Hoti tregon nëse do të ketë ashpërsim të masave anti-Covid

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur për situatën me Covid-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai në televizionin Tv Klan në Maqedoni ka thënë  se “numri i të infektuarve po vazhdon të jetë i lartë por se në fund të kësaj jave do të rishikohen masat e vendosura nga qeveria”.

“Numri është mjaft i lartë. Ditëve të fundit kemi pasur rreth 600 raste të reja pozitive dhe e kemi riorganizuar sistemin tonë shëndetësor”.

“Nuk e kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por në bazë të ligjit që kemi anti-covid kemi ndërmarrë hapa të nevojshëm. Jemi duke përcjellë situatën. Në fund të kësaj jave bëhen dy javë të masave të reja dhe do të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm të efektit të atyre masave për të konsideruar nëse duhet të shkojmë në masa që janë pak më ekstreme e që nuk janë te lehta realisht por do të detyrohemi ndoshta të marrim masa më të ashpra”./Insajderi.com