Zyrtarja e Nismës Socialdemokrate, Valdete Bajrami ka thënë se nëse zgjedhjet janë në të mirë të qytetarëve ai opsion duhet të merret parasysh, njofton Insajderi.
“Megjithatë çështja e rimëkëmbjes ekonomike do të duhej të shihej në këtë raste si çështje nacionale. Secili prej jush që jeni në Kuvend do të duhej ta kishit si përgjegjësi këtë çështje. Deputetët që janë në Komisionin për Buxhet dhe Financa duhej të gjenin konsensus”, tha ajo në “Debat Plus”.
Bajrami thotë se derisa shtetet tjera kanë dhënë pako tri apo katër herë Kosova ende nuk ka dhënë pakon e parë të rimëkëmbjes për qytetarët.
“Çështja e këtij ligji afekton çdo familje në Kosovë, nëse dështon ky ligj qytetarët do të duhej ta ndëshkonin secilin politikan duke filluar nga Avdullah Hoti”.
Zyrtarja e NISMA-s thotë se nëse ka dialog të mirëfilltë nuk është e pa munduar të gjendet konsensus mes pozitës dhe opozitës.
Megjithatë Bajrami thotë se nuk është në rregull nga LVV të kërkojë zgjedhje në këtë kohë kur vet ata kanë akuzuar LDK se rrëzuan qeverinë në kohë pandemie.