Besnik Tahiri i kërkon falje Saranda Bogujevcit

Besnik Tahiri i kërkon falje Saranda Bogujevcit

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka kërkuar falje ndaj deputetes së Lëvizjës Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, lidhur me zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me diskutimet për krimet e luftës në Kosovë, njofton Insajderi.

Ai tutje ka bërë thirrje te të gjitha partitë politike që të kenë kujdes në tema të ndjeshme, meqë sipas tij nuk duhet përzihen vuajtjet me agjenda politike.

“I kërkoj falje për pozitën që kam. Si familje ne jemi rritur në familjen e Bogujevcëve. Aty jam rritur. Shpreh keqardhjen në tokë e qiell. I lus me sinqeritetin më të madh. Kemi kohë me u shty si parti si pozitë e opozitë për këto tema dem baba dem. Historia pas historie kanë me na përcjellë. Një lutje kisha për partitë politike. Mos mi përzi vuajtjet me agjenda politike. Vëllain nuk e mbroj kur e ka gabim. Një kërkimfalje e meriton Saranda dhe të gjithë ata të prekurit. I thërras edhe të gjitha partitë politike. Me pas kujdes”, ka thënë ai, raporton express.

“Saranda Bogujevci, të kërkojmë falje të gjithë udhëheqësit nëse të kemi shkaktuar dhimbje”, shtoi ai. /Insajderi.com