Kosnett zhvillon takim virtual edhe me Ramush Haradinaj

Kosnett zhvillon takim virtual edhe me Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, njofton Insajderi.

Haradinaj ka njoftuar se në takim kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal, transmeton Telegrafi.

“ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.

Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se “Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme”./Insajderi.com