Maqedonia e Veriut mund të bëhet vendi i parë i Ballkanit që lejon përdorimin rekreativ të marihuanës, me qeverinë që po merr shembull Amsterdamin.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut po konsideron lejimin e përdorimit rekreativ të marihuanës në kafene dhe vende turisitike si Shkupi.
“Ideja është që të lejohet konsumimi i marihuanës në kafene, si në ato ekzistuese dhe ato të reja, dhe në vendet turistike, përfshirë Shkupin, nëse respektojnë disa standarde të ventilimit, provën e origjinës së marihuanës dhe kështu me radhë”, tha kryeministri Zoran Zaev për Deutsche Welle, njofton Insajderi.
Ai shtoi se qeveria parashikon një rregullim të rreptë në këtë sferë, duke marrë shembull Amsterdamin në Holandë.
Kryeministri tha se kjo ishte pjesë e paketës së planifikuar të qeverisë për masat që synojnë stimulimin e ekonomisë, e cila është goditur rëndë nga kriza shëndetësore e COVID-19.
Këto dy vjetët e fundit, Zaev kishte premtuar se një debat mbi këtë çështje do të bëhej, dhe një vendim final nuk është marrë ende. Nëse shumica është kundër këtij hapi, ai thotë se do të tërhiqet nga ideja. /Insajderi.com