Është vërtetuar aktgjykimi dënues ndaj ish-shefit të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.
Gjykata Supreme në një njoftim për media ka njoftuar për vërtetimin e këtij aktgjykimi për Grabovcin dhe dy të akuzuarve tjerë në aferën e njohur “Pronto”.
Në vitin 2016 Gazeta Online Insajderi.com kishte publikuar biseda telefonike në të cilat dëshmohej për emërime bordesh e punësime militantësh.
Bisedat telefonike ishin zhvilluar gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 2011.
Pos Grabovcit të akuzuar janë edhe Ilhami Gashi e Sedat Gashi.
Ata akuzoheshin për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.
Gjykata e Apelit, me 30 qershor 2020, kishte ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtor Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin mbi këtë vepër penale. /Insajderi.com