“Ishte çështje ditësh që të mësohej se si do materializohej vota e deputetit Shala”

“Ishte çështje ditësh që të mësohej se si do materializohej vota e deputetit Shala”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka komentuar emërimin e djalit të Haxhi Shalës, Flakronit si Konsull i Përgjithshëm në Pragë.

Ajo tha se ishte çështje kohësh kur vota e Shalës “do të materializohej”, njofton Insajderi.

Haxhi Shala kishte votuar Qeverinë Hoti, përkundër asaj që më parë pati deklaruar se “nuk do të votonte”.

Për votën e tij që ishte vendimtare në formimin e ekzekutivit kishte kritika të shumta nga subjekti politik që udhëhiqet nga Albin Kurti.

“Ishte vetëm çështje ditësh për të parë se si do të materializohej vota e Deputetit Shala, e që ishte një ndër votat vendimtare për krijimin e kësaj ” Qeverie” jolegjitime. Si duket ky është vetëm fillimi”, tha ndër tjerash Kollçaku. /Insajderi.com