Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e kandidatëve për rekrut në FSK

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e kandidatëve për rekrut në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare të testit fizik, që është realizuar nga data 28 shtator 2020 deri me 28 tetor 2020, njofton Insajderi.

Testin e kanë kaluar qindra rekrutë.

Në njoftim nuk janë publikuar emrat por vetëm shifrat dhe gjysma e numrit personal.

Këtu mund ta gjeni likun me kandidatët që e kanë kaluar testin fizik.

Ndërkohë kandidatët për rekrutë që nuk e kanë kaluar testin mund ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës.

“Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda afatit dy (2) ditor. Afati ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të njoftimit. Ankesa duhet të dorëzohet në G1SHPFSK/Sektorin e Rekrutimit, Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë”, është thënë në njoftim.

Për testin e radhës kandidatët do të njoftohen me kohë./Insajderi.com

 

Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për rezultatet fillestare…

Posted by Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës on E mërkurë, 25 Nëntor 2020