Mustafa takon ambasadorë të vendeve të huaja

Mustafa takon ambasadorë të vendeve të huaja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në takime të ndara ka pritur ambasadorin gjerman Jorg Rohde, ambasadorin italian Nicola Orlando dhe të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë Mitsunori Ogasaëara, njofton Insajderi.

LDK njofton se në takim është biseduar për proceset aktuale në Kosovë dhe pikëpamjet e LDK-së, për stabilitetin qeverisës të vendit.

Për këto tema, kryetari Mustafa dje zhvilloi një takim virtual edhe me ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnett, si dhe priti në takim përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjørnstad të shoqëruar nga ambasadori norvegjez në Kosovë.

LDK përmes një njoftimi për media thotë se “Mustafa mbetet i përkushtuar për të garantuar stabilitet politik që është i domosdoshëm në këtë fazë që po kalon vendi”./Insajderi.com