Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin ka reaguar pasi Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ia ka bërë me dije presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ketë leje për futje në Kosovë, derisa shteti i tij të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve, njofton Insajderi.
Vulin ka thënë se Haradinaj Stublla duhet të përgjigjet fillimisht për rolin e ish-presidentit Thaçi në vrasjet që pretendon se u kryen ndaj serbëve.
“Para se të thotë emrin e Aleksandar Vuçiç, Haradinaj Stubla së pari duhet të thotë cili është roli i Hashim Thaçi në vrasjen e serbëve dhe shitjen e organeve të tyre në Shtëpinë e Verdhë”.
Vulin ka thënë se Haradinaj Stubla së pari duhet të thotë në gjunjë emrat e fëmijve serbë që pretendon se u ekzekutuan në Gorazdevc.
“Para se Haradinaj Stubla të kërkojë që Serbia të kërkojë falje, le të thotë së pari në gjunjë emrat e fëmijëve të ekzekutuar serbë në Gorazdevc dhe dy vjeçarin e vrarë Danilo Cokić”.
“Politikanët në Prishtinë duhet të ndalojnë të gënjejnë veten dhe të tjerët se bashkatdhetarët e tyre ishin viktimat e vetme dhe të pafajshme në luftën në Kosovë. UÇK-ja bëri aq shumë krime saqë edhe vendet që u përpoqën të bënin një Kosovë të pavarur me bomba u desh të formonin një Gjykatë Speciale vetëm për ta”, ka deklaruar Vulin për Kosova Online./Insajderi.com