15 vdekje si pasojë e Coronavirusit

15 vdekje si pasojë e Coronavirusit

15 persona kanë ndërruar jetë në njëzetekatër orët e fundit si pasojë e virusit COVID-19.

Numri i vdekjeve ka arritur në 963 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.

Përpos vdekjeve janë regjistruar edhe 775 raste të reja me COVID-19 dhe 553 të shëruar gjatë ditës së fundit.

Numri total i rasteve ka arritur në 37.028, ndërsa i të shëruarve 22.690.

Tani rastet aktive në vendin tonë janë 13.375, shumica të vetizoluar në shtëpitë e tyre.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast. /Insajderi.com