Dy të plagosur në një përleshje në Deçan, QKUK flet për gjendjen shëndetësore të tyre

Dy të plagosur në një përleshje në Deçan, QKUK flet për gjendjen shëndetësore të tyre

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje që ka ndodhur mes katër personave gjatë ditës së sotme në Deçan, njofton Insajderi.

Të plagosurit të cilët u shtruan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, janë jashtë rrezikut për jetë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Ju konfirmojmë se dy persona janë duke marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK dhe momentalisht janë stabil jashtë rrezikut për jetë. Ekipet shëndetësore në QKUK janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka thënë ai.

E gjithë përleshja ndodhi në afërsi të Kuvendit Komunal të Deçanit.

Për këtë ngjarje, dy persona janë arrestuar, njëri është i mitur e tjetri i moshës madhore, ndërsa arsyet që çuan deri në këtë përleshje nuk dihet ende. /Insajderi.com