Shaip Kamberi nxjerrë flamurin shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Shaip Kamberi nxjerrë flamurin shqiptar në Parlamentin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka nxjerrë flamurin kuq e zi në seancën e sotme të Kuvendit serb, derisa mori fjalën dhe kërkoi që të lejohet përdorimi i tij nga komuniteti shqiptar, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku i ka bashkëngjitur edhe video-pamje, Kamberi tha se në Serbi duhet të ndryshohet ligji dhe t’i mundësohet edhe shqiptarëve të përdorin flamurin e tyre kombëtar.

“Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë, Kotor dhe Kumanovë”, tha Kamberi në Parlamentin e Serbisë. /Insajderi.com