Një grua 29-vjeçare e infektuar me Coronavirus, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, transmeton Insajderi.
Siç bëhet e ditur, viktima ka qenë shtatzënë në javën e 27-të, ndërsa nuk ka arritur të shpëtohet as foshnja, ndonëse ka qenë nën monitorimin e koziliumit mjekësor.
Gruaja ishte pranuar fillimisht në Klinikën e Gjinekologjisë javën e kaluar, por në të njëjtën ditë ishte transferuar në Klinikën Infektive e tre ditë më vonë në Mjekimin Intensiv Qendror ku ishte intubuar për shkak të gjendjes së rëndë.
“Mund t’ju konfirmojmë informacionin se një grua shtatzënë (1991) ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për ‘Gazetën Shneta’.
Kjo është shtatzëna e dytë që ka humbur betejën me Covidin në Kosovë që nga muaji mars kur edhe u regjistruan rastet e para pozitive me këtë virus. /Insajderi.com