Daçiq i reagon Kamberit: Hiqe flamurin shqiptar, jeni deputet në Serbi

Ivica Daçiq nuk ka dashur ta shoh flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Prandaj, ka kërkuar të hiqet ai, kur deputeti shqiptar nga Lugina, Shaip Kamberi, e ka vendosur atë pranë vetës, kur ka mbajtur fjalimin e tij. Nëse i Serbisë lejohet në Graçanicë, pse mos të lejohet ai shqiptar në Serbi, ka thënë Kamberi.

Daçiq i reagon Kamberit: Hiqe flamurin shqiptar, jeni deputet në Serbi

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka reaguar deputeti shqiptar të Luginës në Parlamentin serb, Shaip Kamberit, kur ky i fundit e ka vendosur tek ulësja e tij në kuvend edhe flamurin shqiptar, krahas atij serb.

“Jeni deputeti i Parlamentit të Serbisë dhe jo deputet i ndonjë shteti tjetër”, i ka thënë Daçiq Kamberit, derisa i ka kërkuar ta largojë flamurin shqiptar.

Por, Kamberi ka përcjellur një mesazh me nxjerrjen e flamurit shqiptar. Ai ka kërkuar që si simboli i shqiptarëve – flamuri, duhet të lejohet të valojë lirshëm në Serbi, derisa ka marrë shembullin e Kosovës.

“Flamuri shqiptar të legalizohet dhe të valojë në Luginë, ashtu sikurse po valon ligjshëm flamuri serb në Graçanicë”, tha Kamberi./Insajderi.com

Shaip Kamberi nxjerrë flamurin shqiptar në Parlamentin e Serbisë