Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

13 mijë e 375 është numri aktual i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se saktësisht 37 mijë e 28 raste pozitive me Coronavirus janë shënuar në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 775 raste pozitive nga 1903 të testuar.

Në këtë interval kohor, kanë ndërruar jetë edhe 15 pacientë të infektuar me COVID-19, duke çuar në 963 numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në njoftim.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375”. /Insajderi.com