Zëvendësohet Kadri Veseli në Kuvend

Zëvendësohet Kadri Veseli në Kuvend

Fadil Nura do të jetë deputeti më i ri në Kuvendin e Kosovës, kjo pasi vendin e tij e ka lëshuar Kadri Veseli.

Veseli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet politike prej momentit kur u konfirmua aktakuzave kundër e tij nga Dhomat e Specializuara.

“Fadil Nura kandidat i PDK-së zëvendëson z.Kadri Veseli për shkak të dorëheqjes së tij”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare. /Insajderi.com