S’ka korum për marrëveshjet ndërkombëtare

S’ka korum për marrëveshjet ndërkombëtare

Tri marrëveshje ndërkombëtare nuk kanë arritur që të kalojnë në Kuvendin e Kosovës.

Ato nuk u hodhën as në votim sepse korum nuk kishte.

E për të miratuar një të tillë duhet 2/3 e votave të deputetëve të Kosovës që i bie 80 sosh.

Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Nuk ka arritur të miratohet Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.

Dhe po ashtu nuk ka arritur të jetësohet as Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan. /Insajderi.com