Agim Veliu “Wanted” në Kuvend

Agim Veliu “Wanted” në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ironizuar me mosprezencën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, njofton Insajderi.

Në seancën e sotme plenare, Musliu ka vendosur një fotografi të Veliut, në ulësen e këtij të fundit, me mbishkrim “Wanted”.

Një gjest i tillë ka ardhur për shkak të mungesës së pjesëmarrjes nëpër seanca të ministrit të brendshëm.

“Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend”, ka thënë Musliu në shkrimin e publikuar, të cilit I ka bashkëngjitur fotografi. /Insajderi.com