Shefi i EULEX-it dhe Lajçaku vizitojnë Multivodën

Shefi i EULEX-it dhe Lajçaku vizitojnë Multivodën

Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wiegemark, ka vizituar pikën kufitare Multivodë, bashkë me kolegun e tij në detyrë, Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

Wiegemark ka shprehur shqetësimin për infrastrukturën në pikën e përbashkët kufitare.

Kreu i EULEX-it, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, është ndarë i pakënaqur me vendin ku po qëndrojnë policia dhe dogana serbe.

“Ndryshe nga një pikë e ngjashme e përbashkët kalimi (ZTP) në Merdare, policia dhe doganat serbe janë ende ulur në kontejnerë të vjetër dhe të pajisur dobët”, ka thënë ai.

Merdarja dhe Mutivoda janë ndër gjashtë pikat e kalimeve të përbashkëta, për të cilat Beogradi dhe Prishtina kanë rënë dakord të veprojnë sipas Protokollit Teknik IBM të arritur në 2012 në Bruksel.

BE, nga marrëveshja e IBM-së, ka kërkuar nga të dyja vendet përgatitje të lartë infrastrukturore nëpër pikat kufitare me menaxhim të përbashkët.Financuese e projekteve që dalin nga IMB’ja është BE-ja./Insajderi.com