Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për nder të 28 nëntorit do të bëjë vizita tek simbolet e personaliteteve të rëndësishme të historisë shqiptare.
Ai në ora 09:00 viziton monumentin e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Më pastaj ai do të bëjë homazhe tek shtatorja e presidentit historik, Ibrahim Rugovës.
Ndërsa në ora 10:00, kreu-ekzekutivit shkon në Prekaz për homazhe tek kompleksi memorial i familjes Jashari. /Insajderi.com