Krye-diplomantët shqiptarë e nisin 28 nëntorin bashkë

Krye-diplomantët shqiptarë e nisin 28 nëntorin bashkë

Krye-diplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Ai i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, janë bërë bashkë në mëngjesin e 28 nëntorin.

Këtë vit shqiptarët kanë tre përfaqësues në politikat ndërkombëtare, njofton Insajderi.

Ata u zotuan për bashkëpunim në rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar.

“Këtë mëngjes e çelëm së bashku me Bujarin dhe Melizën, Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut e Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, me nderim të përulur për flamurin kuq e zi, bashkëndjenjë të thellë e vetëdije të plotë për rrugëtimin e përbashkët si komb shqiptar dhe, natyrisht, me urimet më të përzemërta për çdo shqiptar, kudo në botë”, ka shkruar Cakaj në Facebook. /Insajderi.com