Në Gjakovë kërcënon me armë të dashurin

Në Gjakovë kërcënon me armë të dashurin

Gjatë pasdites së djeshme, është arrestuar një femër në Gjakovë.

Sipas policisë, e dyshuara e ka kërcënuar me armë të dashurin e saj si dhe e ka gërvishtur me thonj duke i shkaktuar lëndime trupore.

E dyshuara fillimisht është arrestuar ndërsa arma e saj është konfiskuar.

Pas intervistimit, ajo është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com