Ali Ahmeti për 28 nëntor përkujton Adem Jasharin

Ali Ahmeti për 28 nëntor përkujton Adem Jasharin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përkujtimit për rëndësinë e datës së 28 nëntor, e ka shoqëruar më një vlerësim të veçantë për figurën e Adem Jasharit, njofton Insajderi.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se sot, po të ishte gjallë Adem Jashari, do t’i kishte mbushur 65 vite jetë”.

“Por në vend se të jetojë shkurt, Ademi zgjodhi përjetësinë” ka shtuar Ahmeti.

Tutje ai, ka thënë se “do ishin aq të lumtur të vdisnin për liri, aq sa do ishte i lumtur Fehmi Lladrovci kur e pyesnin se a do me vdek për Kosovë”?.

Urimin e tij, Ahmeti e ka përfunduar duke shkruar “Adem, gëzuar, lufta jonë vazhdon”./Insajderi.com