Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë ka njoftuar se menaxheri i qendrës së votimit në fshatin Metehi të Podujevës nuk e ka lejuar vëzhguesin e Lwvizjes Vetwvendosje qw ta kryejë punën e tij, njofton Insajderi.
Në njoftimin e degës së VV-së në Podujevë thuhet se kjo është bërë pa ndonjë arsye.
“Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë”./Insajderi.com