Bulliqi i fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Bulliqi i fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune të dalin në mënyrë sa më masive në këto zgjedhje, njofton Insajderi.

Pasi votoi në shkollën “Ilir Konushevci”, në fshatin Llugë, Bulliqi kërkoi edhe nga menaxherët e pikave të vendvotimeve që të bëjnë punën e tyre me përgjegjësinë më të madhe.

“Shpresojmë që sot është ditë e veçantë ku qytetarët janë të barabartë. Pesha e votës së tyre e ka peshë. Ftoj gjithë qytetarët dhe menaxherët që ta bëjnë punën me përgjegjësinë më të madhe”, tha Bulliqi.

“Shpresojmë të fitoj më i miri. Prandaj ftoj që të dalin në numër sa më të madh dhe masiv qytetarët”, shtoi ai./Insajderi.com