Vdes 13 vjeçarja që u aksidentua para tre javësh në Podujevë

Vdes 13 vjeçarja që u aksidentua para tre javësh në Podujevë

Një fëmijë 13-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime në një aksident trafiku në Lluzhan të Podujevës më 9 nëntor, ka vdekur dje në orët e para të mëngjesit në QKUK ku ishte duke u trajtuar.

Sipas njoftimit, e mitura ishte këmbësore në momentin kur është goditur nga një makinë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.