LVV: Shoferi i Nexhmi Rudarit bën presion mbi votuesit

LVV: Shoferi i Nexhmi Rudarit bën presion mbi votuesit

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar ushtruesin e detyrës së kryetarit të komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, duke thënë se shoferi i tij po bën presion te votuesit, njofton Insajderi.

Me anë të një njoftimi për media, LVV thotë se në shkollën “Shaban Shala”, Burim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve.

“Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor”, thuhet tutje në njoftimin të cilit i është bashkëngjitur edhe video.

Sot ka filluar procesi zgjedhor në këtë komunë dhe atë të Mitrovicës së Veriut, meqë kryetarët e këtyre komunave, Agim Veliu dhe Goran Rakiq, janë bërë pjesë e kabinetit qeveritar. /Insajderi.com

https://www.facebook.com/vetevendosjebesiane/videos/450017663058356