Kurti: Kjo që ka ndodhur sonte është referendum

Kurti: Kjo që ka ndodhur sonte është referendum

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Podujevë, nga ku fituese u zgjidh VV-ja, ka thënë se qytetarët e legjitimuan Lëvizjen që tashmë ka kohë për të cilën janë përcaktuar, duke shtuar se kjo çfarë ndodhi sot nuk është zgjedhje, por referendum, transmeton Insajderi.

Siç shprehet Kurti, me fitoren e Shpejtim Bulliqit në Podujevë nuk ka fituar Vetëvendosja, por populli.

“Kjo nuk është zgjedhje, kjo që ka ndodhur sonte është referendum”, është shprehur ai.

“Jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen në Kosovë do të ketë referendume sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen”.

“Qeverisja jonë do të jetë pa diskriminim pa privilegje. Ne nuk po e marrim komunën, po ua kthejmë komunën. Do të jemi pranë jush sepse jemi si dhe gjithmonë do të mbetemi si ju”, ka thënë ai. /Insajderi.com