32 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

32 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

32 persona kanë humbur jetën sot si pasojë e infektimit me Coronavirus në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku tutje thuhet se edhe 820 raste të reja pozitive me këtë virus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit.

Pavarësisht rritjes së infektimeve, prirja e të shëruarve ditët e fundit ka ardhur në rritje të konsiderueshme, kurse në harkun kohor të 24 orëve janë shëruar 895 pacientë.

Aktualisht në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë diagnistikuar me coronavirus 61 543, që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 1731, shifër kjo tepër e lartë në krahasim me Shqipërinë dhe Kosovën. /Insajderi.com